Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi dhe miratoi me 7 vota pro:

– Projektvendimin, “Për miratimin e rregullave për hedhjen e shortit për caktimin e anëtarit të KQZ-së, që relaton ankimet zgjedhore të regjistruara në KQZ”.

– Projektvendimin, “Për administrimin dhe shpërndarjen e vulave rezervë për KQV-të, që do të përdoren në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 21 qershor 2015”.

– Projektvendimin, “Për miratimin e modeleve të dokumentacionit të punës së KQV-së, që do të përdoren në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21 qershor 2015”.

– Projektvendimin, “Për emërimin e auditëve teknicienë për verifikimin e veprimeve në bazën e të dhënave të RKGJC-së, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 21 qershor 2015”. KQZ vendosi të emërojë audit teknicien për mbikqyrjen e hartimit të listës së zgjedhësve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të vitit 2015, Z. Armand Teliti dhe Z. Ened Kërçini.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, vendosi që të shtyjë për në mbledhjen e ditës së premte, datë 20.02.2015 në orën 15.00, shqyrtimin e projektvendimit, “Për mbledhjen, administrimin dhe publikimin elektronik të informacionit për rezultatet paraprake në dinamikë”.