Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi dhe miratoi me 7 vota pro:

– Projektvendimin, “Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Kristian Demokrate të Shqipërisë, në qarkun Shkodër, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë pas heqjes dorë nga mandati i deputetit të z. Mark Frroku”.

Në përfundim të mbledhjes, KQZ vendosi t’i japë mandatin e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë për zonën zgjedhore qarku Shkodër, zj. Mirela Ferracaku.