Komisioni qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi dhe miratoi, projekt-vendimet:
1. “Për disa shtesa dhe ndryshime në Udhëzimin nr. 2, datë 29.01.2013 “Për caktimin e rregullave për depozitimin dhe verifikimin e dokumentacionit të kandidimit dhe afatet për publikimin e listave të kandidatëve”.
2. “Për miratimin e modeleve të dokumentacionit të kandidimit që do të përdoren në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të vitit 2017.”