Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi dhe miratoi projektvendimet:
– “Për disa shtesa dhe ndryshime në Udhëzimin nr. 1, datë 20.02.2009 “për organizimin dhe funksonimin e Zyrave Rajonale Zgjedhore”, i ndryshuar”.
– “Për ngritjen e Zyrave Rajonale Zgjedhore, caktimin e personelit dhe vendodhjes se tyre, për zgjedhjet për Kuvend të datës 18.06.2017”.
– “Për miratimin e modeleve të dokumenteve që do të përdoren nga GN-ja dhe KZAZ-ja për nxjerrjen e rezultateve të zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë, të datës 23.06.2013”.
– “Për miratimin e strukturës së shpenzimeve buxhetore për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2017”.
– “Miratimi i strukturës së personelit mbështetës dhe strukturës së pagave, që do të rekrutohen për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë, të datës 18 Qershor 2017”.
– “Për emërimin e auditit teknicien për mbikqyrjen e hartimit të listës së zgjedhësve, për zgjedhjet për Kuvendin të të datës 18.06.2017”. Të emërojë audit teknicien për mbikqyrjen e hartimit të listës së zgjedhësve, për zgjedhjet për Kuvendin të vitit 2017 , z. Andi Erebara.
– “Për verifkimin e deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të kandidatëve nga listat shumemërore për këshillat bashkiak në zbatim të ligjit nr. 138/2015 “për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”. KQZ vendosi njoftimin e këshillave bashkiak për vazhdimin e procedurave për dhënien e mandatit kandidatëve të listave shumemërore, për plotësimin e vendeve vakantë në këshillat bashkiak për:
1-Kostandin Dorre, Bashkia Roskovec, Qarku Fier
2-Eralda Spahiu, Bashkia Këlcyrë, Qarku Gjirokastër
3-Besmir Gjini, Bashkia Mirëditë, Qarku Lezhë
4-Danada Kalaj, Bashkia Malësi e Madhe, Qarku Shkodër
5-Antoneta Çekliaj, Bashkia Shkodër, Qarku Shkodër
– “Për miratimin e strategjisë për edukimin zgjedhor të shtetasve për zgjedhjet për Kuvend të datës 18.06.2017”.
– “Për miratimin e strategjisë së trajnimit të komisionerëve zgjedhorë për zgjedhjet për Kuvend të datës 18.06.2017”.