Sot, Kryetari i KQZ-së, z. Klement Zguri priti në takim z. François Friederich, Shefi i Divizionit për Asistencë Zgjedhore pranë Këshillit të Evropës dhe z. Olsi Dekovi, Kreu në detyrë të Zyrës së KiE në Tiranë.

Takimi u përqendrua në fushat me interes të përbashkët për asistencën zgjedhore me fokus fuqizimin e kapaciteteve institucionale të KQZ në lidhje me edukimin dhe trajnimin zgjedhor, rritjen e pjesëmarrjes së publikut në zgjedhje dhe përmirësimin e proceseve të administrimit zgjedhor në kuadër të zgjedhjeve vendore, të datës 30 qershor 2019.