Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e ditës së sotme, shqyrtoi dhe miratoi projektvendimet:
1- “Për miratimin e sasisë së fletëve të votimit që do të prodhohen për çdo qendër votimi, për zgjedhjet e pjesshme për kryetarin e Bashkisë Dibër, të datës 11.09.2016.”
2- “Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit kandidatit të listës shumëemërore të Partisë Demokratike, në Qarkun Dibër, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë pas heqjes dorë nga mandati i deputetit, të z. Sherefedin Shehu”.
KQZ vendosi t’i japë mandatin e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të radhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Dibër, zj. Dhurata Bajram Çupi.
3- “Për shqyrtimin e kërkesës së Partisë Konservatore Shqiptare, Partisë Bashkimi Liberal Demokrat, Partisë Lidhja Demokristiane e Shqipërisë, Partisë Demokracia e Re Europiane, Partisë së të Drejtave të Mohuara e Re, për rishikimin e vendimeve të KQZ-së, për mos regjistrimin e tyre si subjekte zgjedhore për zgjedhjet e pjesshme për kryetarin e Bashkisë Dibër, të datës 11.09.2016”.
KQZ vendosi rrëzimin e kërkesës.
4- “Për regjistrimin e koalicioneve zgjedhore në KQZ, për zgjedhjet e pjesshme për kryetarin e Bashkisë Dibër, të datës 11.09.2016”.
KQZ vendosi të regjistrojë si subjekt zgjedhor pjesëmarrës në zgjedhjet për Kryetar të Bashkisë Dibër:
– Koalicionin “Aleanca për Shqipërinë Europiane” me parti pjesëtare;
I. Partia Socialiste e Shqipërisë
II. Partia Lëvizja Socialiste për Integrim
III. Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet
IV. Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë
– Koalicionin “Aleanca popullore për Punë dhe Dinjitet” me parti pjesëtare;
I. Partia Demokratike
II. Partia Republikane
III. Partia Agrare Ambjentaliste
IV. Partia Ora e Shqipërisë
V. Partia Bashkimi Demokrat
VI. Partia Mendimi i Djathtë Liberal
VII. Partia Lëvizja për Zhvillim Kombëtar
VIII. Partia Aleanca Kuq e zi
IX. Partia për Liri, Demokraci dhe Etikë
X. Partia Demokristiane e Shqipërisë
XX. Partia Balli Kombëtar Demokrat
XII. Partia Popullore Kristian Demokrate e Shqipërisë