Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi projektvendimet:

– Për verifikimin e deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të kandidatëve nga listat shumemërore për këshillat bashkiak në zbatim të ligjit nr.138/2015 ”Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

KQZ vendosi njoftimin e këshillave bashkiakë për vazhdimin e procedurave për dhënien e mandatit kandidatëve të listave shumemërore, për plotësimin e vendeve vakantë në këshillat bashkiak si më poshtë:
Qarku Gjirokastër, Bashkia Libohovë, zj. Violeta (Luljeta) Çarka
Qarku Korçë, Bashkia Pustec, zj. Valbona Sotirofski
Qarku Korçë, Bashkia Pustec, zj. Vasilika Simonofski
Qarku Korçë, Bashkia Pogradec, zj. Servete Pura
Qarku Vlorë, Bashkia Vlorë, z. Emiljano Hajrulla
Qarku Lexhë, Bashkia Lezhë, zj. Etleva Damzi.

– Për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurisë së Përgjithshme për subjektin deklarues Z. Ertor Ndue Ndreu, kandidat për anëtar të Këshillit Bashkiak Mirditë, në zbatim të ligjit nr.138/2015 ”Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

KQZ vendosi të shpallë moszgjedhshmërinë e z. Ertor Ndreu në funksionin e anëtarit të Këshillit Bashkiak të Bashkisë Mirditë.