Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi projektvendimet:

– “Për verifkimin e deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të kandidatëve nga listat shumemërore për këshillat bashkiak në zbatim të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.
KQZ vendosi njoftimin e këshillave bashkiakë për vazhdimin e procedurave për dhënien e mandatit të kanidatëve të listave shumëemërore, për plotësimin e vendeve vakantë në këshillat bashkiak për:
Qarku Kukës, Bashkia Has, z. Sadri Shatri
Qarku Lezhë, Bashkia Mirditë, z. Klevis Dodaj
Qarku Elbasan, Bashkia Elbasan, zj. Aida Llozana

– “Për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme për funksionarin publik z.Agim Mehmet Shkjau, anëtar i këshillit të bashkisë së Vaut të Dejës, në zbatim të  ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.
KQZ konstatoi se z. Agim Shkjau nuk është në kushtet e ndalimit të ushtrimit të funksionit dhe vendosi vazhdimin e mandatit.