Kryetari i KQZ-së, z. Klement Zguri dhe zëvëndëskryetari z. Denar Biba pritën në një takim delegacionin e Komisionit të Venecias, z. Mesut Bedirhanogu, Sekretar i Komisionit të Venecias dhe  z. Iurie Ciocan e z. Tarvi Martens, ekspertë.

Delegacioni shoqërohej nga Shefi i Zyrës së Këshillit të Evropës në Tiranë, z. Claus Neukirch.
Takimi u zhvillua në kuadër të mbështetjes së përbashkët të Këshillit të Evropës/Bashkimit Evropian për Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore për procesin e reformës.