Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi dhe miratoi me 6 vota pro:

Projekt-vendimin, “Për emërimin e kryetarëve dhe zëvendëskryetarëve të KZAZ-ve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21.06.2015”. KQZ vendosi emërimin e kryetarëve dhe zëvëndëskryetarëve për 89 KZAZ.

Projekt-vendimin, “Për regjistrimin si subjekt zgjedhor të disa Partive, Politike, në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21.06.2015”. KQZ vendosi të regjistrojë si subjekte zgjedhore për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore:

1. Partinë “Demokracia e Re Europiane”

2. Partinë “Aleanca Ekologjike”

3. Partinë “Aleanca Kombëtare”

4. Partinë “Bashkimi Liberal Demokrat”

5. Partinë “Fryma e Re Demokratike”

6. “Partia Besëlidhja Kombëtare Demokratike Shqiptare”

7. Komitetin Nismëtar për Z.Bashkim Velmishi (Fier)

8. Komitetin Nismëtar për Z.Vullnet Elbasani (Shkodër)

KQZ vendosi të mos regjistrojë si subjekt zgjedhor për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 21.06.2015, Partinë, “Partia Ambjentaliste”.