Kryetarja e KQZ-së, Zj. Luzi: Ndryshimet në Kodin Zgjedhor të bëhen sa më parë

Luzi: Depolitizimi i administratës zgjedhore, domosdoshmëri për standardet e procesit zgjedhor.

Kryetarja e Komisionit Qendor të Zgjedhjeve, zj. Lefterije Luzi gjatë fjalës së saj në seminarin “Forcimi i pavarësisë së organeve Menaxhimi Zgjedhor; Shkëmbimi i përvojave dhe mësimeve të nxjerra në mes Shqipërisë dhe Sllovenisë”, tha se ndryshimet në Kodin Zgjedhor duhet të bëhën sa më parë , me qëllim që KQZ të përgatisë dhe organizojë në kohë zgjedhjet parlamentare të vitit 2017.

Duke qëndruar te reforma zgjedhore, Kryetarja e KQZ theksoi se “Depolitizimi i administratës zgjedhore, në kushtet kur në Shqipëri kjo administratë ndërtohet mbi bazën e propozimeve të partive politike, duhet të përbëjë një nga çështjet më kryesore që duhet t’i jepet zgjidhje, në vlerësim jo vetëm të rekomandimit kryesor të OSBE/ODHIR, por si nevojë për përmirësimin e administrimit të procesit zgjedhor”.

“Sot, kur vendi është anëtar i NATO-s dhe aspiron të marrë statusin e vendit kandidat të BE-së, përbërja e komisioneve zgjedhore mbi baza partiake, apo ekzistenca e hapësirave ligjore që mundësojnë funksionimin e tyre mbi bazën e sjelljeve politike, do ta vlerësoja si një anomali, e cila vazhdon të ndikojë në standardet e proceseve zgjedhore”.

Sipas zonjës Luzi zgjedhjet e pjesshme për Kryetarin e Bashkisë Dibër, dëshmuan sërish se partitë politike me qëndrimin e tyre nuk i justifikuan kompetencat e gjëra që i njeh Kodi Zgjedhor lidhur me administratën zgjedhore.

Fjala e plotë e Kryetares së KQZ-së, Lefterije Luzi