Në përfundim të hetimit administrativ të kërkesës ankimore, nr. 3 të paraqitur nga subjekti  zgjedhor PD, e cila kishte si objekt, “Kundërshtimin e vendimit të KQZ-së nr. 527, të datës 05.07.2017, “Për nxjerrjen e rezultatit të votimit për zonën zgjedhore Qarku Berat, për zgjedhjet për Kuvendin të datës 25.06.2017”, KQZ vendosi pranimin e kërkesës dhe ndryshimin e vendimit të KQZ-së nr. 527 datë 05.07.2017.