Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi projektvendimet:
– “Për verifikimin e deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të kandidatëve nga listat shumemërore për këshillat bashkiak në zbatim të ligjit nr.138/2015 ”Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.
KQZ vendosi njoftimin e këshillave bashkiakë për vazhdimin e procedurave për dhënien e mandatit kandidatëve të listave shumemërore, për plotësimin e vendeve vakant në këshillat bashkiakë si më poshtë:
1. Qarku Shkodër, Bashkia Shkodër, zj. Ermira Hoxhaj
2. Qarku Tiranë, Bashkia Kamëz, zj. Elsa Sulku
3. Qarku Durrës, Bashkia Durrës, z. Mergim Sadiku
4. Qarku Berat, Bashkia Kuçovë, zj. Valbona Hoxha
5. Qarku Korçë, Bashkia Pogradec, z. Adriatik Ibi
6. Qarku Tiranë, Bashkia Kavajë, zj. Esma Bushi
– “Për verifikimin e deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të kandidatit nga listat shumemërore për Këshillin e Bashkiak, Kamëz, z. Ramazan Demir Nika në zbatim të ligjit nr.138/2015 ”Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.
KQZ vendosi njoftimin e Këshillit Bashkiak Kamëz për vazhdimin e procedurave për dhënien e mandatit kandidatit të listës shumemërore z. Ramazan Nika për plotësimin e vendit vakant në këshillin bashkiak.