Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi:

– Projekt-vendimin, “Për regjistrimin si subjekt zgjedhor të disa Partive Politike, në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21.06.2015”. KQZ vendosi të regjistrojë si subjekte zgjedhore për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore partitë:

1. Partia “Lëvizja për Drejtësi e Shqipëtarëve”.

2. Partia “Ora e Shqipërisë”.

3. Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve.

4. Partia e Gjelbër.

5. Partia Aleanca Arbnore Kombëtare.

6. Partia Konservatore.

7. Partia Aleanca Maqedonase për Integrimin Europian.

– Projekt-vendim: “Për regjistrimin e Komitetit Nismëtar, i cili do të organizojë punën për regjistrimin e kandidatit për kryetar, të propozuar nga zgjedhësit për Zonën Zgjedhore, Bashkia Tiranë, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21.06.2015”. KQZ vendosi të regjistrojë Komitetin Nismëtar, i cili do të oranizojë punën për paraqitjen e z. Gjergji Bojaxhi, si kandidat i propozuar nga zgjedhësit në Zonën Zgjedhore Bashkia Tiranë.

– Projekt-vendimin, Për revokimin e vendimit nr.79, datë 04.04.2015, “Për shqyrtimin e kërkesës së Partisë, “Partia e të Drejtave të Mohuara”, për regjistrimin si subjekt zgjedhor, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21.062015. KQZ vendosi të rrëzojë kërkesën e Partisë, “Partia e të Drejtave të Mohuara”, Për revokimin e vendimit nr.79, datë 04.04.2015, “Për shqyrtimin e kërkesës së Partisë, “Partia e të Drejtave të Mohuara”, për regjistrimin si subjekt zgjedhor, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21.062015”.

– Projekt-vendimin, Për revokimin e vendimit nr.77, datë 04.04.2015, “Për shqyrtimin e kërkesës së Partisë, “Partia Toleranca e Re e Shqipërisë”, për regjistrimin si subjekt zgjedhor, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21.062015. KQZ vendosi të rrëzojë kërkesën e Partisë, “Partia Toleranca e Re e Shqipërisë”, Për revokimin e vendimit nr.77, datë 04.04.2015, “Për shqyrtimin e kërkesës së Partisë, “Partia Toleranca e Re e Shqipërisë”, për regjistrimin si subjekt zgjedhor, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21.062015”.

Projekt-vendimin, “Për miratimin e aneksit të Manualit të KZAZ-së, pjesa e parë, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 21.06.2015”. KQZ vendosi miratimin e aneksit të Manualit të KZAZ-së, pjesa e parë, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 21.06.2015.