Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi kërkesat ankimore:

– “Kërkesën Ankimore nr.2, paraqitur nga subjekti zgjedhor Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet”.
– “Kërkësën Ankimore nr.4,  paraqitur nga subjekti zgjedhor Partia Socialiste”.
– “Kërkesën Ankimore nr.3, paraqitur nga subjekti zgjedhor Partia Demokratike”.
Në këtë fazë të shqyrtimit, KQZ vendosi pranimin e provave të paraqitura nga dy subjektet zgjedhore PDIU dhe PS.
Në këtë fazë të shqyrtimit, KQZ vendosi administrimin e provave të paraqitura nga subjekti zgjedhor PD dhe të kqyrë dokumentacionin për 4 QV të zonës zgjedhore Qarku Berat.