Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi dhe miratoi projektvendimet:

1. “Për përdorimin e dokumentacionit të punës së KZAZ-së, miratuar me vendimin nr. 27, datë 24.01.2017, dhe dokumentacionin e punës së KQV-së, miratuar me vendimin nr.46, datë 24.02.2017, për zgjedhjet për Kuvend, të datës 25 qershor 2017”.
2. “Për një ndryshim në vendimin nr. 27, datë 24.01.2017 “Për miratimin e modeleve të vendimeve dhe dokumentacionit të punës të Komisionit të Zonës së Administrimit Zgjedhor për zgjedhjet për Kuvend, të datës 18 qershor 2017”.
3. “Për dhënie autorizimi për ndryshimin e vendndodhjes së disa qendrave të votimit, për zgjedhjet për Kuvend, të datës 25 qershor 2017”.
4. “Për lirimin dhe emërimin e disa anëtarëve dhe sekretarëve të KZAZ-ve, për zgjedhjet për Kuvend të datës 25 qershor 2017”.
5. “Për miratimin e vëzhguesve afatshkurtër të Shoqatës “Miqësi e Bashkëpunim me Europën” për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvend, të datës 25 qershor 2017”.
6. “Për miratimin e vëzhguesve afatgjatë dhe afatshkurtër të “Institutit Shqiptar për Zhvillimin e Sistemit të Zgjedhjeve” për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvend, të datës 25 qershor 2017”.
7. “Për miratimin e vëzhguesve afatgjatë të “Koalicionit për Zgjedhje të Lira dhe të Ndershme” për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvend, të datës 25 qershor 2017”.
8. “Për miratimin e vëzhguesve afatshkurtër të OSBE/ODIHR për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvend, të datës 25 qershor 2017”.
9. “Për një shtesë në vendimin 345, datë 31.05.2017, “Për miratimin e vëzhguesve afatgjatë të Koalicionit të Vëzhguesve Vendore (KVV), për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvend, të datës 25 qershor 2017”.
10. “Për një shtesë në vendimin 356, datë 05.06.2017, “Për miratimin e vëzhguesve afatshkurtër të Asamblesë Parlamentare të OSBE për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvend, të datës 25 qershor 2017”.
11. “Për caktimin e partive politike që do të propozojnë anëtarin e tretë dhe të katërt të Grupeve të Numërimit të Votave, për zgjedhjet për Kuvendin, të datës 25 qershor 2017”.
KQZ vendosi:
– Anëtari i tretë i grupeve të Numërimit të Votave për zgjedhjet për Kuvend të datës 25.06.2017, do të propozohet nga Lëvzizja Socialiste për Integrim dhe Partia Drejtës, Integrim dhe Unitet, sipas shortit që do të hidhet ndërmjet tyre për ccdo ZAZ.
– Anëtari i katërt i Grupeve të Numërimit të Votave për zgjedhjet për Kuvend të datës 25.06.2017, do të propozohet nga Partia Republikane.