Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi dhe miratoi:

1. “Për miratimin e modeleve të zarfave të sigurisë për administrimin e fleteve të votimit të hedhura gabim, që do të përdoren në zgjedhet për Kuvendin e Shqipërisë dhe zgjedhjet e pjesshme për Kryetarin e Bashkisë Kavajë, KZAZ nr.42, të datës 25 qershor 2017”.

2. “Për lirimin dhe emërimin e disa anëtarëve dhe sekretarëve të KZAZ-ve, për zgjedhjet për Kuvend, të datës 25 qershor 2017”.

3. “Për emërimin e anëtarëve të KZAZ-ve të propozuar nga Partia Republikane për zgjedhjet për Kuvend, të datës 25 qershor 2017”.

4. “Për shpalljen e rezultatit të shortit dhe emërimin e ekspertëve financiar, të cilët do të kryejnë monitorimin e shpenzimeve të fushatës zgjedhore, për zgjedhjet për Kuvendin të vitit 2017”.

5. “Për miratimin e përfaqësuesve të medias të televizionit ”Al Jazeera Balkans” (AJB) për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvend, të datës 25 qershor 2017”.

6. “Për miratimin e vëzhguesve afatshkurtër të “Fondacionit Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara”, për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvend ,të datës 25 qershor 2017”.

7. “Për miratimin e përfaqësuesve të medias nga Radio Televizioni Shqiptar (rtsh) në qarkun Kukës, për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvend, të datës 25 qershor 2017”.