Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi dhe miratoi:

– Projekt-vendimin, “Për miratimin e përmbajtjes së fletës së votimit sipas rezultatit të shortit të hedhur, për kandidatë për kryetar bashkie, Bashkia Kurbin, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 21 qershor 2015”. KQZ hodhi shortin dhe vendosi miratimin e përmbajtjes së fletës së votimit në bashkinë Kurbin, si më poshtë:

1. Altin Biba

2. Artur Bardhi

– Projekt-vendimin, “Për miratimin e vëzhguesve afatgjatë të “Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 21 qershor 2015”.

– Projekt-vendimin, “Për miratimin e vëzhguesve afatgjatë të “Lëvizja për Mbrojtjen e të Drejtave Universale (LMDU), për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 21 qershor 2015”.

– Projekt-vendimin, “Për miratimin e vëzhguesve afatgjatë, “E drejta Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut (DNDLNJ), për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 21 qershor 2015”.

– Projekt-vendimin, “Për miratimin e vëzhguesve afatshkurtër, të Ambasadës Amerikane në Tiranë”, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 21 qershor 2015”.

– Projekt-vendimin, “Për miratimin e vëzhguesve afatshkurtër të Ambasadës Çeke në Tiranë”, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 21 qershor 2015”.

– Projekt-vendimin, “Për miratimin e vëzhguesve afatshkurtër të Ambasadës Norvegjeze në Kosovë”, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 21 qershor 2015”.

– Projekt-vendimin, “Për miratimin e vëzhguesve afatshkurtër të “Vlora New Generation”, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 21 qershor 2015”.

– Projekt-venimin, “Për shqyrtimin në vijim të kërkesës së paraqitur nga koalicioni Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet, për tërheqjen nga kandidimi të kandidatit për kryetar bashkie, Bashkia Këlcyrë, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21 qershor 2015”. KQZ vendosi pranimin e kërkesës së Koalicionit “Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjtet” për tërheqjen nga kandidimi të kandidatit për kryetar bashkie, Bashkia Këlcyrë dhe ç’regjistrimin e kandidatit, z. Gentian Muhameti.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shqyrtoi problematikat e shfaqura lidhur me ndryshime të disa qendrave të votimit apo vende të numërimit të votave, nga subjekte të interesuara, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21 qershor 2015”. KQZ vendosi mos ndryshimin e Vendeve të Numërimit të Votave dhe verifikimin nga Inspektorët e KQZ të Qendrave të Votimit.

Gjithashtu, KQZ vendosi shtyrjen e shqyrtimit për në mbledhjen e ardhshme, të projekt-vendimit, “Për shqyrtimin e Raportit të Bordit të Monitorimit të Medias, për periudhën 22.05.2015-04.06.2015, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 21 qershor 2015”.