Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi:

1- Projekt-vendimin, “Për shqyrtimin e Kërkesës Ankimore Nr.3, të paraqitur nga Partia Social Demokrate, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21.06.2015”. KQZ vendosi të pranojë kërkesën e paraqitur nga Partia Social Demokrate, ndryshoi vendimin e KZAZ-së dhe regjistroi z. Arben Ajdini, si kandidat për kryetar të Bashkisë Rrogozhinë, të propozuar nga Partia Social Demokrate.

2- Projekt-vendimin, “Për verifikimin e listës shumemërore të kandidatëve, për anëtar në Këshillin e Bashkisë Vlorë, të paraqitura nga partia politike “Partia Aleanca Kombëtare” e cila kandidon më vete,” për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21.06.2015”. KQZ vendosi kthimin për korigjim të listës shumëemërore për anëtar në Këshillin e Bashkisë Vlorë.

3- Projekt-vendimin, “Për miratimin e listave shumemërore të kandidatëve për anëtar në Këshillin e Bashkive, Elbasan, Lushnje, Durrës, Fier, Tiranë, Vlorë, Shkodër, të depozituar nga partia politike “Aleanca për Barazi dhe Drejtësi Europiane”, pjesëtare e Koalicionit, “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21.06.2015”. KQZ vendosi miratimin e listës shumëemërore.

4- Projekt-vendimin, “Për miratimin e listave shumemërore të kandidatëve për anëtar në Këshillin e Bashkive, të paraqiturar nga partia politike “Partia Balli Kombëtar,” pjesëtare e Koalicionit, “Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet”, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21.06.2015”. KQZ vendosi miratimin e listës shumëemërore.

5- Projekt-vendimin, “Për miratimin e listave shumemërore të kandidatëve për anëtar në Këshillin e Bashkive, të paraqiturar nga partia politike “Partia Balli Kombëtar Demokrat,” pjesëtare e Koalicionit, “Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet”, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21.06.2015”. KQZ vendosi miratimin e listës shumëemërore.

6- Projekt-vendimin, “Për verifikimin e listave shumemërore të kandidatëve për anëtar në Këshillin e Bashkisë Vlorë, të paraqitura nga partia politike “Partia Social Demokrate” e cila kandidon më vete, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21.06.2015”. KQZ vendosi kthimin për korigjim të listës shumëemërore për anëtar në Këshillin e Bashkisë Vlorë.

7- Projekt-vendimin, “Për verifikimin e listave listave shumemërore të kandidatëve për anëtar në Këshillin e Bashkisë, Tiranë, të paraqitura nga Partia Social Demokrate, e cila kandidon më vete, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21.06.2015”. KQZ vendosi kthimin për korigjim të listës shumëemërore për anëtar në Këshillin e Bashkisë Tiranë.

8- Projekt-vendimin, “Për verifikimin e dokumentacionit për regjistrimin e kandidatit për kryetar të bashkisë Fier, z.Bashkim Velmishi, të propozuar nga zgjedhësit, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21.06.2015”. KQZ vendosi kthimin për plotësim të dokumentacionit për regjistrimin e kandidatit për kryetar të bashkisë Fier.

9- Projekt-vendimin, “Për regjistrimin e kandidatit z. Edmond Ndoj, si kandidat i propozuar nga zgjedhësit, për anëtar në këshillin e Bashkisë Kamëz, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21.06.2015”. KQZ vendosi të regjistrojë z. Edmond Ndoj, si kandidat i propozuar nga zgjedhësit për Këshillin e Bashkisë Kamëz.

Gjithashtu në mbledhjen e sotme, KQZ hodhi shortin dhe relatoi kërkesën ankimore nr. 05, të subjektit Partia Konservatore, me objekt “Kundërshtimin e vendimit të KZAZ-së nr. 64”. KQZ vendosi shqyrtimin e kërkesës në mbledhjen e ditës së Hënë, dt. 11.05.2015.