Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e ditës së sotme hodhi shortin për shqyrtimin e Kërkesës Ankimore nr. 44,

të subjektit Partia Demokratike, me objekt, “Shpalljen e pavlefshme te zgjedhjeve ne zonën zgjedhore Bashkia Korçë, ZAZ nr. 71”.

Pas hedhjes së shortit, Zj. Vera Shtjefni u caktua relatore. Në bazë të nenit 22, pika 5, nenit 24, pika 1 germa c, si dhe vendimmarrjes së Kolegjit Zgjedhor (vendimi nr. 17, dt. 22.07.2013), Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, konstatoi mungesën e kuorumit të nevojshëm për vlefshmërinë e mbledhjes për shqyrtimin e Kërkesës Ankimore nr. 44, të subjektit, Partia Demokratike.

KOMISIONI QENDROR I ZGJEDHJEVE