Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi dhe miratoi projektvendimin:
– “Për verifikimin e deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të kandidatëve nga listat shumemërore për Këshillat Bashkiak, në zbatim të ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.
KQZ vendosi të shpallë mozgjedhshmërinë si anëtar i këshillit të bashkisë Lushnje, të kandidatit të radhës në  listën shumemërore të Partisë Socialiste e Shqipërisë, Z. Fatos Ramadan Sharka, si edhe të njoftojë këshillat bashkiakë për vazhdimin e pocedurave për dhënien e mandatit kandidatëve të listave shumemërore, për plotësimin e vendeve vakantë në këshillat bashkiak, si më poshtë:
1. Qarku Berat, Bashkia Berat, z. Alban Gjoka
2. Qarku Gjirokastër, Bashkia Këlcyrë, zj. Dhurata Sakollari
3. Qarku Durrës, Bashkia Krujë, z. Artur/Afrim Baku
4. Qarku Shkodër, Bashkia Shkodër, zj. Xheni Halili
5. Qarku Gjirokastër, Bashkia Gjirokastër, zj. Enxhi Bineri
6. Qarku Elbasan, Bashkia Gramsh, zj. Erda Taçe