Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së stotme, shqyrtoi dhe miratoi:

1- Projekt-vendimin, “Për miratimin e afateve për ngritjen e KZAZ-ve dhe depozitimin e dokumentacionit të kandidimit në KZAZ dhe KQZ nga grupet nismëtare, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21 qershor 2015”, si pasojë e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor. KQZ vendosi se;

– Partitë politike propozojnë kandidaturat përkatëse për anëtarë të KZAZ-së, jo më vonë se data 9 Prill 2015.

– KQZ, merr vendimin për ngritjen e Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor, jo më vonë se data 13 Prill 2015.

– Komiteti nismëtar për paraqitjen e kandidatit të propozuar nga zgjedhësit, regjistrohet jo më vonë se data 18 Prill 2015.

2- Projekt-vendimin, “Për miratimin e modeleve të dokumentave, që do të përdoren nga Grupi i Numërimit dhe Komisioni i Zonës së Administrimit Zgjedhor, për nxjerrjen e rezultateve, të zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore 2015.

3- Projekt-vendimin, “Për miratimin e modeleve të kandidimit, që do të përdoren në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 21 Qershor 2015”.

4- Projekt-vendimin, “Për miratimin e procedurës për hedhjen e shortit, për caktimin e partisë që do të prozojë anëtarin e shtatë të KZAZ-ve, në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21.06.2015”.

5- Projekt-vendimin, “Për shpalljen e rezultatit të shortit, për caktimin e partisë që do të prozojë anëtarin e shtatë të KZAZ-ve, në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21.06.2015”.

KQZ vendosi të miratojë rezulatet e shortit të hedhur për caktimin e partisë që do të propozojë anëtarin e shtatë të KZAZ-ve, sipas të cilit:

– Partia Socialiste do të propozojë anëtarin e shtatë të KZAZ-ve të renditura me numër çift.

– Partia Demokratike do të propozojë anëtarin e shtatë të KZAZ-ve të renditura me numër tek.

6- Projekt-vendimin, “Për caktimin e njësive administrative ku do të ngrihen selitë e KZAZ-ve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 21.06.2015”.

7- Projekt-vendimin, “Për ngritjen dhe thirjen e mbledhjes së parë të KZAZ-së, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 21.06.2015”.

KQZ vendosi ngritjen e Komisioneve të Administrimit Zgjedhor dhe zhvillimin e mbledhjes së parë të KZAZ-ve, në të gjithë vendin, ditën e Hënë, datë 13 Prill 2013, në orën 10:00, në zyrat e KZAZ-ve.

Mbledhja e radhës e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve do të zhvillohet ditën e Mërkurë, datë 08.04.2015.