Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi:

– Projekt-vendimin, “Për nxjerrjen e rezultatit të votimit për zgjedhjen e kryetarit të bashkisë Shkodër, qarku Shkodër, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21.06.2015”. KQZ vendosi të miratojë Tabelën Përmbledhëse të Rezultatit për zgjedhjen e kryetarit të bashkisë Shkodër, qarku Shkodër dhe të shpallë fitues për postin e kryetarit të bashkisë Shkodër, zj. Voltana Ademi, të propozuar nga koalicioni “Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet”.
– Projekt-vendimin, “Për nxjerrjen e rezultatit të votimit për zgjedhjen e këshillit të bashkisë Shkodër, qarku Shkodër, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21.06.2015”. KQZ vendosi të miratojë Tabelën Përmbledhëse të Rezultatit për zgjedhjen e Këshillit të Bashkisë Shkodër, qarku Shkodër.
– Projekt-vendimin, “Për nxjerrjen e rezultatit të votimit për zgjedhjen e kryetarit të bashkisë Lezhë, qarku Lezhë, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21.06.2015”. KQZ vendosi të miratojë Tabelën Përmbledhëse të Rezultatit për zgjedhjen e kryetarit të bashkisë Lezhë, qarku Lezhë dhe të shpallë fitues për postin e kryetarit të bashkisë Lezhë, z. Fran Frrokaj, të propozuar nga koalicioni “Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet”.
– Projekt-vendimin, “Për nxjerrjen e rezultatit të votimit për zgjedhjen e këshillit të bashkisë Lezhë, qarku Lezhë, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21.06.2015”. KQZ vendosi të miratojë Tabelën Përmbledhëse të Rezultatit për zgjedhjen e Këshillit të Bashkisë Lezhë, qarku Lezhë.
– Projekt-vendimin, “Për nxjerrjen e rezultatit të votimit për zgjedhjen e kryetarit të bashkisë Lushnje, qarku Fier, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21.06.2015”. KQZ vendosi të miratojë Tabelën Përmbledhëse të Rezultatit për zgjedhjen e kryetarit të bashkisë Lushnje, qarku Fier dhe të shpallë fitues për postin e kryetarit të bashkisë Lushnje, z. Fatos Tushe, të propozuar nga koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Europiane”.
– Projekt-vendimin, “Për nxjerrjen e rezultatit të votimit për zgjedhjen e këshillit të bashkisë Lushnje, qarku Fier, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21.06.2015”. KQZ vendosi të miratojë Tabelën Përmbledhëse të Rezultatit për zgjedhjen e Këshillit të Bashkisë Lushnje, qarku Fier.
Gjithashtu, KQZ vendosi mospranimin e kërkesës ankimore nr. 81, të paraqitur nga subjekti zgjedhor. Partia Aleanca Demokratike Shqiptare.