Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi:

1- Projekt-vendimin, “ Për shqyrtimin e Kërkesës Ankimore Nr.3, të paraqitur nga Partia Social Demokrate, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21.06.2015”. KQZ vendosi vazhdimin e shqyrtimit të kërkesës ankimore në mbledhjen e ardhshme.

2- Projekt-vendimin, “Për caktimin e Vendit të Numërimt të Votave, të disa Zonave të Administrimit Zgjedhor, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21.06.2015”, si më poshtë: KQZ miratoi vendet e numërimit të votave për ZAZ-të e mëposhtme:

– Qarku Shkodër, ZAZ – 8, 7, 6, 1.

– Bashkia Dropull, ZAZ- 80,

– Bashkia Memaliaj , ZAZ – 76,

– Bashkia Libohovë, ZAZ – 79,

– Bashkia Gjirokastër, ZAZ – 78,

– Bashkia Tepelenë, ZAZ – 77,

– Bashkia Këlcyrë, ZAZ – 75,

– Bashkia Përmet, ZAZ – 74,

KQZ vendosi që të verifikohen propozimet për caktimin e VNV-ve, për ZAZ-të e qarkut të Shkodrës, konkretisht: ZAZ – 5, 4, 3, 2,

3- Projekt-vendimin, “Për regjistrimin e kandidatëve për kryetar bashkie dhe këshilla bashkiakë, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21.06.2015”. KQZ vendosi regjistrimin e:

1. Z. Viktor Tushaj, si kandidat të propozuar nga koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, për kryetar të Bashkisë së Lezhës.

2. Z. Albert Çaçi, si kandidat i propozuar nga Partia Socialdemokrate e Shqipërisë, për kryetar të Bashkisë Fier.

3. Z. Gjergj Bojaxhi, si kandidat i propozuar nga zgjedhësit për kryetar të Bashkisë Tiranë.

4. Z. Vasil Bedinaj, si kandidatit i propozuar nga zgjedhësit, për kryetar të Bashkisë Vlorë.

4- Projekt-vendimin, “Për verifikimin e listave shumemërore të kandidatëve për anëtar në Këshillin e Bashkisë Durrës, të depozituar nga Partia Social Demokrate, e cila kandidon më vete, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21.06.2015”. KQZ vendosi kthimin për korigjim të dokumentacionit të kandidimit për listën shumëemërore të kandidatëve për këshillin e Bashkisë Durrës, të Partisë Socialdemokrate.

5- Projekt-vendimin, “Për ngritjen e Bordit të Monitorimit të Medias për monitorimin e fushatës zgjedhore në radion dhe televizionin publik dhe ato private, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21.06.2015”. KQZ vendosi ngritjen e Bordit të Monitorimit të Medias dhe përbërjen e tij si mëposhtë:

1- Z. Basir Çollaku

2- Z. Florian Seriani

3- Z. Maklen Misha

4- Z. Vilson Kuçi

5- Z. Rexhep Polisi

6- Zj. Klarita Bajraktari

7- Z. Andon Andoni

Mbledhja e parë e Bordit të Monitorimit të Medias do të zhvillohet ditën e Premte, datë 08.05.2015, në ambientet e selisë së Autoritetit të Medias Audiovizive (AMA).

6- Projekt-vendimin, “Për lirimin dhe emërimin e anëtarëve të disa KZAZ-ve, për organet e qeverisjes vendore, të datës 21.06.2015”.

Projekt-vendimin, “Për hedhjen e shortit për Kërkesën Ankimore Nr.04, të paraqitur nga Partia Social Demokrate, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21.06.2015”. KQZ hodhi shortin nga i cili rezultoi se relatore e kërkesës ankimore, është Kryetarja e KQZ-së, znj. Lefterije Luzi.