Në mbledhjen e ditës së sotme Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shqyrtoi dhe miratoi:
– Projekt-vendimin, “Për miratimin e Manualit të KZAZ-ve, Pjesa e Dytë, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21.06.2015”.

– Projekt-vendimin, “Për lirim dhe emërim e disa anëtarëve dhe disa sekretarëve të KZAZ-ve për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21.06.2015”.

– Projekt-vendimin, “Për hedhjen e shortit për Kërkesën Ankimore Nr.3, të paraqitur nga Partia Social Demokrate, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21.06.2015”. KQZ hodhi shortin dhe relatoi kërkesën ankimore nr. 03, të subjektit Partia Socialdemokrate, me objekt “Kundërshtimin e vendimit të KZAZ-së nr. 43, për mosregjistrimin e kandidatit për kryetar bashkie”. KQZ vendosi shqyrtimin e kërkesës në mbledhjen e ditës së mërkurë, dt. 06.05.2015.