Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme, shqyrtoi dhe miratoi:
– Projekt-vendimin, “Për shqyrtimin e kërkesës për regjistrimin e Koalicionit Aleanca për Shqipërinë Europiane, si subjekt zgjedhor, për zgjedhjet për kryetar të Bashkisë Kolonjë, Qarku Korçë, të datës 20.11.2016.
KQZ vendosi të regjistrojë koalicionin “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, me parti pjesëtare:
1. Partia Socialiste e Shqipërisë
2. Partia Lëvizja Socialiste për Integrim
3. Partia Fryma e Re Demokratike
4. Partia Socialiste e Vërtetë 91
5. Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë
6. Partia e Unitetit Kombëtar
– Projekt-vendimin, “Për shqyrtimin e kërkesës për regjistrimin e Koalicionit Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet, si subjekt zgjedhor, për zgjedhjet për kryetar të Bashkisë Kolonjë, Qarku Korçë, të datës 20.11.2016.
KQZ vendosi të regjistrojë koalicionin “Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet”, me parti pjesëtare:
1. Partia Demokratike
2. Partia Republikane
3. Partia Agrare Ambientaliste
4. Partia Lëvizja për Zhvillim Kombëtar
5. Partia Balli Kombëtar Demokrat
6. Partia Konservatore Shqiptare
7. Partia Popullore Kristian Demokrate
8. Partia Bashkimi Demokrat
9. Partia Demokracia e re Europiane
10. Partia Lidhja Demokristiane Shqiptare
– Projekt-vendimin, “Për miratimin e sasisë së fletëve të votimit që do të prodhohen për çdo qendër votimi, për zgjedhjet e pjesshme për kryetar të Bashkisë Kolonjë, Qarku Korçë, të datës 20.11.2016.
KQZ vendosi të miratojë sasinë prej 16181 fletë votimi gjithsej, që do të prodhohen për çdo qendër votimi për zgjedhjet e pjesshme për kryetar të bashkisë Kolonjë, të datës 20.11.2016.
– Projekt-vendimin, “Për verifikimin e deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të kandidatëve nga listat shumëemërore për këshillat bashkiak, në zbatim të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.
KQZ vendosi njoftimin e këshillave bashkiak për vazhdimin e procedurave për dhënien e mandatit kandidatëve të listave shumemërore, për plotësimin e vendeve vakantë në këshillat bashkiak sipas listës së mëposhtme:
Qarku Bashkia Emri Atësia Mbiemri
Berat Kuçovë Saimir Kodhel Sado
Durrës Shijak Anila Besim Ajazi
Fier Divjakë Naviola Sokrat Xharo
Fier Fier Ekaterina Sotir Zarka
Fier Roskovec Daniela Zijaudin Jashari
Fier Fier Ethem Shaban Krasniqi
ShkodërShkodër Vinçenc Dedë Gocaj