Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi dhe miratoi me 7 vota pro;

– Projekt-udhëzimin, “Për proçedurën e hedhjes së shortit për përcaktimin e renditjes së subjekteve zgjedhore në fletën e votimit”.

– Projekt-udhëzimin, “Për mënyrën e ngritjes, organizimit dhe funksionimin e Komisionit të Qendrës së Votimit” .

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në fund të mbledhjes, bëri me dije se mbledhja e ardhshme, do të mbahet ditën e premte, datë 06.03.2015, në orën 10.00.