Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi projektvendimet:
1. “Për shpalljen e rezultatit të shortit për emërimin e ekspertëve kontabël të liçensuar, të cilët do të kryejnë auditimin e fondeve të përfituara dhe të shpenzuara nga partitë politike, për vitin kalendarik 2016”.
2. “Për caktimin e disa Vendeve të Numërimit të Votave, për zgjedhjet për Kuvend, të datës 18 Qershor 2017”. KQZ vendosi të caktojë:
– Vendin e Numërimit të votave të ZAZ-së nr.1, nr.2, nr.3, nr.4, nr.5, nr.6, nr.7, nr.8, Qarku Shkodër.
– Vendin e Numërimit të Votave të ZAZ-së nr.16, nr.17, nr.18, nr.19, Qarku Dibër.
– Vendin e Numërimit të Votave të ZAZ-së nr.44, nr.45, nr.46, nr.47, nr.48, nr.49, nr.50, nr.51, nr.52, nr.53, Qarku Elbasan.
– Vendin e Numërimit të Votave të ZAZ-së nr.67, nr.68, nr.69, nr.70, nr.71, nr.72, nr.73, Qarku Korçë.
KQZ shqyrtoi rezultatin e verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme, në zbatim të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritet të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike” për funksionarin publik, z.Vladimir Kosta, deputet i Kuvendit të Shqipërisë. KQZ vendosi t’i dërgojë Prokurorisë së Përgjithshme vendimin e KQZ-së, nr.82 të datës 23.03.2017 dhe Rezolutën e Kuvendit të Shqipërisë për vlerësimin veprimtarinë e KQZ-së për vitin 2016.
Gjithashtu, KQZ vendosi shtyrjen e vendimmarrjes për projektvendimin, “Për caktimin e disa Qendrave të Votimit në ndërtesa private, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqiperisë, të datës 18 Qershor 2017”.