Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi dhe miratoi projekvendimet:
– “Për miratimin e listës emërore të shtetasve që mund të emërohen kryesisht nga KQZ anëtarë dhe sekretare të KZAZ-ve”.
– “Për emërimin kryesisht të anëtarëve dhe sekretarëve të KZAZ-ve për zgjedhjet për Kuvendin të datës 18 qershor 2017”.
– “Për ngritjen e Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor për zgjedhjet për Kuvendin të datës 18 qershor 2017, dhe thirrjen e mbledhjes së parë të tyre”. KQZ vendosi ngritjen e Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor dhe mbledhja e parë e Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor, në të gjithë vendin, të zhvillohet ditën e merkure dhe ditën e enjte, datë 5 dhe 6 Prill 2017, ora 10.00, në zyrat e KZAZ-ve.
– “Për regjistrimin si subjekte zgjedhore të disa partive politike për zgjedhjet për Kuvendin të datës 18.06.2017”. KQZ vendosi të regjistrojë partitë politike:
1. Partia Aleanca për Barazi dhe Drejtësi
2. Partia Partia Komuniste e Shqipërisë 8 Nentori
3. Partia Aleanca Popullore
4. Partia Socialpuntore Shqiptare
5. Partia Forca Rinia
– Për regjistrimin si subjekte zgjedhor të partisë Kristian Demokrate, për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Kavajë, të datës 07.05.2017”. KQZ vendosi regjistrimin e Partisë Kristian Demokrate, si subjekt zgjedhor për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Kavajë.