Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi dhe miratoi:

1. Projektvendimin, “Për Zgjedhjen e Zëvendëskryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”. KQZ vendosi të zgjedhë Zëvendëskryetar të KQZ-së, z. Denar Biba.
2. Projekt- Udhëzimin, “Për mënyrën e përllogaritjes së kostos financiare të veprimtarive, shërbimeve apo materialeve që do të përdoren për qëllime zgjedhore ose politike, nga partitë politike gjatë fushatës zgjedhore”.
3. Projektvendimin, ”Për lirimin dhe emërimin e disa anëtarëve dhe sekretarëve të KZAZ-ve, për zgjedhjet për Kuvend, të datës 25 qershor 2017”.
4. Projektvendimin, “Për një shtesë në Vendimin Nr. 319, datë 26.05.2017 “Për miratimin e përkthyesve të OSBE/ODIHR për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvend, të datës 25 qershor 2017”.
5. Projektvendimin, “Për një ndryshim në Vendimin Nr.302, datë 15.05.2017 “Për miratimin e vëzhguesve afatgjatë të OSBE/ODIHR, për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvend, të datës 25 qershor 2017”.
6. Projektvendimin, “Për shqyrtimin e propozimit për ndryshim të Vendit të Numërimit të Votave të ZAZ-së Nr. 5, Qarku Shkodër, për zgjedhjet për Kuvend, të datës 25 qershor 2017”.
7. Projektvendimin, “Për verifikimin e deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të kandidatëve nga listat shumemërore për këshillat bashkiak në zbatim të ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.
KQZ vendosi njoftimin e këshillave bashkiak për vazhdimin e procedurave për dhënien e mandatit kandidatëve të listave shumemërore, për plotësimin e vendeve vakantë në këshillat bashkiak,për kandidatët:
– Qarku Fier, Bashkia Patos, z. Ardit Grembi.
– Qarku Gjirokastër, Bashkia Dropull, zj. Katerina (Majlinda) Dërvishi.
– Qarku Korçë, Bashkia Korçë, zj. Marilena (Silvana) Hyso.