Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyroi dhe miratoi:

1. Projekt-vendimin,  “Miratimin e përmbajtjes së fletës së votimit sipas rezultatit të shortit të hedhur, për kandidatë për kryetar bashkie në Kuçovë, Memaliaj, Sarandë dhe Selenicë, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 21 qershor 2015”. KQZ me vendim të ndërmjetëm vendosi të mos pranojë dorëheqjen e z. Ramiz Oboni, si kandidat për kryetar të Bashkisë Kuçovë, të pranojë dorëheqjen e z. Lulëzim Meçi, si kandidat për kryetar të Bashkisë Memaliaj, të pranojë dorëheqjen e z. Niko Kuri, si kandidat për kryetar të Bashkisë Sarandë, të mos pranojë dorëheqjen e z. Vangjel Ngjela, si kandidat për kryetar të Bashkisë Dropull. KQZ hodhi shortin dhe vendosi miratimin e përmbajtjes së fletës së votimit si më poshtë:

– Bashkia Kuçovë;
1- Myslym Haxhi
2- Selfo Kapllani
3- Ramiz Oboni

– Bashkia Memaliaj;
1- Astrit Dërvishi
2- Sadik Xhelili
3- Albert Malaj
4- Arjan Zeqaj
5- Durim Rroshi
6- Ogen Hasanbega

– Bashkia Sarandë;
1- Florjana Koka
2- Kreshnik Bozho

-Bashkia Selenicë;
1-  Kasëm Cenaj
2- Alma Golemaj
3- Përparim Shametaj

2. Projekt-vendim: “Miratimin e përmbajtjes së fletës së votimit sipas rezultatit të shortit të hedhur, për anëtarë për këshillin bashkiak, zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 21 Qershor 2015”, bashkia Korçë. KQZ me vendim të ndërmjetëm vendosi, të mos pranojë dorëheqjen e z. Agim Kaçani, si kandidat për këshillin bashkiak dhe miratimin e përmbajtjes së fletës së votimit sipas rezultatit të shortit të hedhur, për anëtarë për këshillin bashkiak, Bashkia Korçë.
3. Projekt-vendim: “Për caktimin e partive politike të cilave ju lind e drejta të marrin pjesë në shortin për anëtarin e tretë dhe të katërt të grupeve të numërimit të votave, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës  21 Qershor 2015”. KQZ vendosi që partia politike e shumicës parlamentare që ka të drejtë të propozojë anëtarin e tretë të Grupeve të Numërimit të Votave, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 21.06.2015, është Lëvizja Socialiste për Integrim dhe partia politike e opozitës parlamentare, që ka të drejtë të propozojë anëtarin e katërt të Grupeve të Numërimit të Votave, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 21.06.2015, është Partia Republikane.