Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e sotme shqyrtoi:

– Projekt-vendimin, “Për hedhjen e shortit dhe relatimin për kërkesat ankimore të depozituara në KQZ nga nr.80, deri në kërkesën ankimore 101, të paraqitura nga subjektet zgjedhore, sipas objekteve përkatëse”. KQZ hodhi shortin e relatoi kërkesat ankimore, dhe vendosi:
1. Kalimin për shqyrtim të kërkesave ankimore nr. 91, të paraqitur nga subjekti zgjedhor, Partia Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet.
2. Mospranimin e kërkesave ankimore nr. 37, 38, 84, 85, 86, 87, 88, 89, 90, 92, 93, 95, 96, 97, 98, 100 dhe 101..
3. Kthimin për plotësim të kërkesave ankimore nr. 81, 82, 83, 94 dhe 99.
Gjithashtu, KQZ relatoi kërkesat ankimore nr. 57 dhe 53 dhe vendosi kalimin për shqyrtim të kërkesave.
– Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shqyrtoi kërkesat ankimore të paraqitura nga subjektet politike dhe vendosi:
Rrëzimin e kërkesës ankimore nr. 35, të paraqitur nga z. bujar Fezga, kandidat i propozuar nga zgjedhësit dhe lënien në fuqi të vendimit të KZAZ-së 75, bashkia Këlcyrë.
Rrëzimin e kërkesës ankimore nr. 47, të paraqitur nga Partia Kristan Demokrate dhe lënien në fuqi të vendimit të KZAZ-së 85, bashkia Selenicë.
Rrëzimin e kërkesave ankimore nr. 56 dhe 68, të paraqitura nga Partia Demokracia Social dhe Partia Popullore Kristiandemokrate e Shqipërisë dhe lënien në fuqi të vendimit të KZAZ-së 07, bashkia Pukë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi shtyrjen e shqyrtimit të pikave të tjera të rendit të ditës, ditën e enjte, dt. 02.07.2015 në orën 10.00.