Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme, shqyrtoi:
1. “Raportet e auditëve teknicien, Andi Erebara dhe Armando Teliti”. Raportet e auditëve teknicien do t’i dërgohen Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile.
2. Projektvendimin, “Për lirimin dhe emërimin kryesisht të anëtarit të KZAZ-së nr.7, Qarku Shkodër, dhe anëtarit të KZAZ-së nr.37, Qarku Tiranë, për zgjedhjet për Kuvend, të datës 25 qershor 2017”.
3. Projektvendimin, “Për pasyqrimin e fushatës zgjedhore në radiotelevizionin privat kur vendosin të transmetojnë materialet e vëna në dispozicion nga subjektet zgjedhore”.
KQZ vendosi që, në rastet kur operatorët audioviziv privat vendosin të transmetojnë materiale të vëna në dispozicion nga subjektet zgjedhore gjatë fushatës elektorale, logoja e partisë politike apo koalicionit zgjedhor, duhet te jetë e dukshme, jo më e vogël se logoja e operatorit audioviziv që e transmeton dhe të qëndrojë në ekran gjatë kohës së transmetimit të materialit, spotit apo reklamës zgjedhore.
4. Projekt-udhëzimin, “Për miratimin e procedurave, kritereve të përzgjedhjes së listës paraprake dhe emërimin e ekspertëve financiarë”.
Gjithashtu, KQZ shqyrtoi rezultatin e verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme, në zbatim të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritet të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike” për funksionarin publik, z.Abedin Oruçi, Kryetar i Këshillit të Qarkut Kukës.
KQZ votoi kundër shpalljes së pavlefshmërisë dhe ndërprerjes së parakohshme të mandatit të z. Abedin Oruçi.