Tiranë më 28.11.2014

Njoftim për fituesin e konkursit, për pozicionin e punës, Specialist në Drejtorinëe Komisioneve Zgjedhore, Trajnimit dhe Edukimit të Zgjedhësve

Në zbatim të Ligjit nr. 152/2013, datë 30.05.2013 ”Për nëpunësin civil”, Kreut IV, “Pranimi në shërbimin civil”, si dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.143, datë 12.03.2014 ”Për procedurat e rekrutimit, të periudhës së provës, të lëvizjes paralele e të ngritjes në detyrë për nëpunësit civil të kategorisë ekzekutive, të ulët dhe të mesme drejtuese”, Kreut IV, pika 17, njoftojmë se u zhvillua konkursi, për pozicionin e lirë të punës, Specialist në Drejtorinë e Komisioneve Zgjedhore, Trajnimit dhe Edukimit të Zgjedhësve

Komiteti i Përhershëm i Pranimit, në përfundim të procedurave të testimit me shkrim dhe intervistës së strukturuar me gojë, shpalli fituesen e konkursit, për pozicionin e punës, Specialist në Drejtorinë e Komisioneve Zgjedhore, Trajnimit dhe Edukimit të Zgjedhësve si më poshtë:

1. Zj.Bjanka BEGO me 79.6 pikë.

Drejtoria e Burimeve Njerëzore

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve