NJOFTIM

Njoftim për  fituesin e konkursit, për pozicionin e punës, Përgjegjës Sektori në Drejtorinë Juridike.

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Kreut V-
“ Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, nenit 26 , Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, Kreut  II, pika 31,  ju njoftojmë  se u zhvilluan procedurat e konkurimit lëvizje paralele në kategorinë e ulët  drejtuese, për pozicionin e lirë të punës, Përgjegjës Sektori në Drejtorinë Juridike.

Komiteti i Pranimit të Lëvizjes Paralele, pas përfundimit  të procedurës së vlerësimit, (të intervistës së strukturuar me gojë), shpalli fitues për pozicionin e punës, Përgjegjës Sektori në Drejtorinë Juridike, z. Erion META.

Drejtoria e BurimeveNjerëzore

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve  

Tiranë më,  23 .01.2018