Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi:

  • “Vazhdimi i shqyrtimit të kërkesës së 12 nismëtarëve, me objekt “Për fillimin e procedurave për referendum të përgjithshëm për çështje të rëndësisë së veçantë”.

KQZ nuk arriti të marrë vendim për shkak të mungesës së kuorumit.

  • “Për verifikimin e deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të kandidatëve nga listat shumemërore për keshillat bashkiak në zbatim të ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

KQZ vendosi njoftimin e këshillave bashkiak për vazhdimin e procedurave për dhënien e mandatit kandidatëve të listave shumemërore, për plotësimin e vendeve vakant në këshillat bashkiak si më poshtë:

  1. Bashkia Has, znj. Aristogena Geca
  2. Bashkia Mirditë, z. Gjovalin Nikolli
  3. Bashkia Shkodër, z. Hajri Hasi
  4. Bashkia Rrogozhinë, znj. Ortela Stafa
  5. Bashkia Vau-Dejës, z. Frano Ndoja
  6. Bashkia Devoll, znj. Paola Agolli
  7. Bashkia Mallakastër, znj. Brunilda Muçaj
  8. Bashkia Shkodër, z. Nadir Spahija
  9. Bashkia Vau-Dejës, znj. Arlinda Lazri
  10. Bashkia Selenicë, z. Eridian Osmenaj
  11. Bashkia Gjirokastër, znj. Zamira Veizi
  12. Bashkia Shijak, z. Erjon Kacmoli
  13. Bashkia Fushë-Arrëz, z. Durim Muslia
  14. Bashkia Pogradec, z. Erjon Shkullaku
  15. Bashkia Korçë, z. Altin Kristo