Sot, Komisioni Rregullator në mbledhje shqyrtoi projektvendimin “Për Rregulloren e Mbledhjeve të Komisionit Rregullator”. Objekti i kësaj rregulloreje është përcaktimi i rregullave të detajuara për mbledhjet e Rregullatorit pranë KQZ, mënyrën e funksionimit të Rregullatorit dhe procedurat e shqyrtimit dhe miratimit të akteve në përputhje me parashikimet e ligjit nr.10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”,  i ndryshuar. Rregullorja përmban dispozita ku identifikohen marrëdhëniet e trajtuara në raport me administratën e KQZ-së dhe Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve, dispozita në lidhje me përbërjen, kompetencat, të drejtat dhe detyrat e Kryetarit dhe anëtareve të tij, dispozita që normojnë marrëdhëniet e përfaqësuesve të subjekteve zgjedhore/partive politike në veprimtarinë e Komisionit Rregullator, si dhe dispozita që rregullojnë veprimtarinë vendimmarrëse të Komisionit Rregullator

Pas shqyrtimit në parim dhe nen për nen, Komisioni Rregullator vendosi miratimin e rregullores.