Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi projektvendimet:

  1. “Për miratimin e fletës tip sipas kërkesës së Institutit Shqiptar për Zhvillimin e Sistemit të Zgjedhjeve, për nismën ligjvënëse të zgjedhësve në Republikën e Shqipërisë, për propozimin e projektligjit ‘Për referendumet në Republikën e Shqipërisë”.

KQZ vendosi mirtaimin e fletës tip për mbledhjen e nënshkrimeve.

  1. “Për miratimin e fletës tip sipas kërkesës së komitetit përfaqësues, për nismën ligjvënëse të zgjedhësve në republikën e Shqipërisë, për propozimin e projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.7895, datë 27.01.1995, Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë, i ndryshuar”.

KQZ vendosi mirtaimin e fletës tip për mbledhjen e nënshkrimeve.

  1. “Për miratimin e fletës tip sipas kërkesës së komitetit përfaqësues, për nismën ligjvënëse të zgjedhësve në republikën e Shqipërisë, për propozimin e projektligjit “ Për krijimin e Regjistrit Kombëtar të Autorëve të Krimeve Seksuale”.

KQZ vendosi mirtaimin e fletës tip për mbledhjen e nënshkrimeve.

  1. “Për verifikimin e deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të kandidatëve nga listat shumemërore për këshillat bashkiak, në zbatim të ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojne funksione publike”.

KQZ vendosi njoftimin e këshillave bashkiak për vazhdimin e procedurave për dhënien e mandatit kandidatëve të listave shumemërore, për plotësimin e vendeve vakant si më poshtë:

  1. Bashkai Vau i Dejës, znj. Paskualina Preçi
  2. Bashkia Patos, znj. Denisa Pëllumbaj
  3. Bashkia Skrapar, z. Klajdi Kadiu
  4. Bashkia Gjirokastër, znj. Florika Qafzezi
  5. Bashkia Tiranë. Znj. Liri Jani
  6. Bashkia Tiranë, z. Tedi Deraj
  7. Bashkia Kamëz, z. Fatjon Braka