Tiranë,më 19.03.2018

NJOFTIM

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013”Për nëpunësin civil”, i ndyshuar, Kreu V-“Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, Njësia përgjegjëse në, Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, njofton se;

Nga procedura e ngritjes në detyrë për 1(një) vend të lirë pune të kategorisë së ulët drejtuese, në pozicionin shef sektori për kontrollin financiar të partive politike në Drejtorinë e Financës, në përfundim të afatit ligjor për dorëzimin e dokumentacionit, rezultoi se nuk është paraqitur asnjë kandidaturë.

Kjo procedurë mbyllet pa kandidatë, për tu shpallur përsëri deri në momentin e plotësimit të vendit vakant.

Drejtoria e Burimeve Njerëzore
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve