NJOFTIM

Në zbatim të ligjit nr.152/2013,datë 30.05.2013”Për nëpunësin civil”,i ndyshuar,kreu V-“Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.03.2015  “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, Njësia përgjegjëse në, Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, njofton se;
Nga procedura e lëvizjes paralele për 1(një) vend të lirë pune të kategorisë së ulët drejtuese,në pozicionin shef sektori i shërbimeve në drejtorinë e shërbimeve dhe logjistikës, në përfundim të aftatit ligjor të dorëzimit të dokumentacionit,nuk është paraqitur asnjë kandidaturë.
Konkurrimi do të vazhdojë sipas, Kreut V – “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, Neni 26 ” të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil “, i ndryshuar, ashtu siç është parashikuar dhe në njoftimin e publikuar, me procedurën “Ngritje në detyrë”.

Drejtoria e Burimeve Njerëzore
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve