Nënshkruhet Marrëveshja e Bashkëpunimit mes KQZ-së së Shqipërisë dhe Kosovës. Sot, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Shqipërisë dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës, nënshkruan një Marrëveshje Bashkëpunimi. Në emër të KQZ-së, Marrëveshjen e nënshkroi Kryetarja, zj. Lefterije Luzi, kurse në emër të KQZ-së së Kosovës nënshkroi Kryetarja, zj. Valdete Daka. Kjo Marrëveshje Bashkëpunimi, e cila vjen pas një sërë eksperiencash të suksesshme kontributi dhe asistence të ndërsjellë, synon ngritjen e standardeve zgjedhore në të dy vendet, në funksion të rritjes së efiçencës së punës institucionale në të gjitha aspektet e organizimit, menaxhimit dhe administrimit të zgjedhjeve. Pas nënshkrimit të marrëveshjes, Kryetarja e KQZ-së, zj. Lefterije Luzi u shpreh se duke marrë parasysh lidhjet tradicionale histaorike dhe kulturore ndërmjet dy vendeve dhe dëshirën për të forcuar marrëdhëniet e bashkëpunimit në çdo fushë, jemi të bindur se një bashkëpunim efektiv dhe i ngushtë do t’i shërbejë rritjes së performancës të administratave zgjedhore të dy institucioneve. Nga ana e saj Kryetarja e KQZ-së së Kosovës, zj. Valdete Daka u shpreh se, ky Memorandum Bashkëpunimi ka për qëllim ngritjen estandardeve zgjedhore në të dy vendet, në funksion të rritjessë eficencës së punës institucionale dhe modernizimit të tëgjithë aspekteve të organizimit, menaxhimit dhe administrimittë zgjedhjeve. Ne do të angazhohemi bashkërisht për bashkëpunim tëndërsjelltë institucional; në organizimin e aktiviteteve meinteres të përbashkët në shërbim të shkëmbimit tëeksperiancave zgjedhore”. Përmes kësaj marrëveshje të dy institucionet, angazhohen bashkërisht për bashkëpunim të ndërsjelltë institucional, organizimin e aktiviteteve me interes të përbashkët për shkëmbimin e eksperiencave zgjedhore. Komisionet Qendrore të Zgjedhjeve të të dy vendeve do të organizojnë aktivitete të përbashkëta si: tryeza të rrumbullakëta, konferenca, projekte e studime, si dhe çdo formë tjetër bashkëpunimi, që do të gjendet dhe do të gjykohet me përfitim për të dyja palët.

KOMISIONI QENDROR I ZGJEDHJEVE