Tiranë, më 27.05.2013

Pjesmarrja e të Verbërve në Zgjedhjet Parlamentare të vitit 2013

cec_27052013

Kryetarja e KQZ-së znj. Lefterije Luzi (Lleshi) ditën e sotme mori pjesë në sesionin e hapjes së “Trajnimin Kombëtar i Trajnerëve”, Pjesmarrja e të Verbërve në Zgjedhjet Parlamentare të vitit 2013.

Në këtë trajnim morën pjesë Ambasadori i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, z. Eugen Wollfarth, Ambasadori i Gjermanisë, z. Erik Tintrup, Avokati i Popullit, z. Igli Totozani, Kryetari i Shoqatës së Personave të Verbër, z. Sinan Tafaj. Ky trajnim, synon rritjen e ndërgjegjësimit dhe përmirësimit të edukimit të zgjedhësve të verbër.
Në fjalën e saj Kryetarja e KQZ-së tha së institucioni që ajo drejton është angazhuar maksimalisht që të krijojë kushte të përshtatshme që Personat me Aftësi të Kufizuara të ushtrojnë të drejtën e votës. Znj. Luzi (Lleshi) tha se: “Kemi bërë të mundur arritjen e standardeve më të mira që në zgjedhjet e kaluara. Po të vazhdojmë me këtë ritëm nuk ju premtojmë se do i zgjidhim të gjitha problemet tuaja, por do t’i bëjmë ato më të lehta”.
Në sesionin e hapjes së trajnimit morën pjesë persona të verbër nga të gjithë qarqet e Shqipërisë, të cilët këtë informacion do ta përçojnë dhe tek 2000 persona të verbër në mbarë vendin.

KOMISIONI QENDROR I ZGJEDHJEVE