Kryetarja e KQZ-së, Zj. Lefterije Luzi (Lleshi) takon ekspertët e USAID

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Znj. Lefterije Lleshi (Luzi) zhvilloi sot një takim me 4 ekspertë të USAID, Z.Adam Schmidt, Z.Marc Ellinstad, Znj, Tess McEnery dhe Znj. Carrie A.Gruenloh.

Këta ekspertë do të jenë në Tiranë për një periudhë 3 javore

dhe do të finalizojnë qëndrimin e tyre me një raport vlerësimi mbi sigurinë dhe stabilitetin gjatë periudhës zgjedhore, duke përfshirë në të udhëzime konçize si dhe duke ofruar strategji “zbutëse” për aktorët vendas dhe ndërkombëtare. Takimi, i cili u organizua në ambientet e KQZ-së, u karakterizua nga shkëmbime pyetjesh dhe përgjigjesh nga ana e ekspertëve dhe e kryetares së KQZ-së në lidhje me përgatitjet për Zgjedhjet e vitit 2013.Në fund të takimit, Znj. Lleshi (Luzi) falenderoi ekspertët dhe në emër të KQZ-së për bashkëpunimin e shkëlqyer që USAID që ka patur ndër vite me KQZ-në dhe i siguroi ata për vazhdimësinë e këtij bashkëpunimi.