Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve znj. Lefterije Luzi (Lleshi) merr pjesë në Simpoziumin e 7-të Ndërkombëtar të Çeshtjeve Zgjedhore

Sot, më 03.12.2013, Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Znj. Lefterije Luzi (Lleshi) merr pjesë në Simpoziumin e 7-të Ndërkombëtar të Çeshtjeve Zgjedhore, i cili po mbahet në Kuala Lumpur me mbështetjen zyrtare të Komisionit Zgjedhor të Malajzisë.
Simpoziumi i 7-të Ndërkombëtar i Çështjeve zgjedhore, është përqëndruar në temën e Reformës Zgjedhore të shekullit të 21-të. Të pranishëm janë zyrtarë të Komisioneve Zgjedhore nga e gjithë bota për të ndarë dhe shqyrtuar përvojat dhe praktikat më të mira në proceset zgjedhore, si dhe reformat e mundshme, për të rritur standardet ndërkombëtare.
Në këtë simpozium dy ditor, zyrtarët publikë të nivelit të lartë si dhe ekspertë kryesorë ndërkombëtarë, do të ofrojnë një shumëllojshmëri perspektivash në lidhje me planifikimin e reformës elektorale dhe zbatimin e saj.
Ky simpozium do të adresojë një sërë çeshtjesh, politikën për reformën zgjedhore duke përfshirë logjistikën, teknologjinë në planifikimin e reformave, zgjidhje të reja për rritjen e efikasitetit dhe transparencës, regjistrimin e votuesve dhe angazhimin e palëve të interesuara. Simpoziumi i 7-të Ndërkombëtar i Çështjeve zgjedhore, do të pasohet nga Ceremonia Ndërkombëtare e Ndarje së Çmimeve Zgjedhore në mbrëmjen e 4 dhjetorit e organizuar nga ICPS ( Qendra Ndërkombëtare e Studimeve Parlamentare), duke nderuar arritjet e tyre, iniciativat dhe përkushtimin për demokracinë.

KOMISIONI QENDROR I ZGJEDHJEVE