KQZ pret Delegacionin e KQZ-së së Moldavisë

Me ftesë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Shqipërisë, në datat 14-18 Prill 2014, mbërriti në Tiranë për një vizitë studimore një delegacion i Komisionit Qendror Zgjedhor të Moldavisë i përbërë nga:

Z. Andrei Volentir,Sekretar dhe Anëtar i Përhershëm i KQZ-së Moldavi, Ms. Olesia Jumiga, e Departamentit Ligjor të KQZ-së Moldavi, Z. Alexandru Rosca, i Divizionit të Teknologjisë dhe Informacionit dhe menaxhimit të listës së votuesve, Z. Nicolae Lungu, Drejtor i Departamentit Ligjor, Qendra Kombëtare e Mbrojtjes së të dhënave të Republikës së Moldavisë si dhe Elmars Svekis, Specialist për Zgjedhjet, Programit të Kombeve të Bshkuara për Zhvillim në Moldavi.
Kryetarja e KQZ-së Znj. Lefterije Luzi duke i uruar mirëseradhjen anëtarëve të delegacionit të KQZ-Moldavi, shprehu kënaqësinë për këtë vizitë, duke shpresuar që eksperienca pozitive e Shqipërisë në përgatitjen dhe shpërndarjen e listës së votuesve të jetë një model i mirë për institucionin homolog duke theksuar idenë e bashkëpunimit të mëtejshëm midis dy institucioneve.
Gjatë qëndrimit në Tiranë, ekspertët e KQZ Moldavi u takuan me përfaqësues të organizmave ndërkombëtar si dhe institucione të përfshira në përgatitjen dhe shpërndarjen e listës së votimit si dhe marrjen në konsideratë të mbrojtjes së të dhënave.

KOMISIONI QENDROR I ZGJEDHJEVE