Sot, në Ditës e Europës, zëvëndëskryetari i KQZ-së, z. Denar Biba bashkëbisedoi më të rinjtë e organizatës “Qëndresa Qytetare”.

Takimi kishte karakter informues dhe në fokus ishte procesi zgjedhore i 30 qershorit 2019, rëndësia e pjesëmarrjes në votime, ndërgjgjësimi i të rinjve për shmangien e fenomeneve negative që cënojnë votën e lirë dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve, e të tjerë.

Në simbolikën e 9 Majit,  Ditës së Europës, u bashkëbisedua edhe për rëndësinë e zgjedhjeve të lira e demoktarike , si garanci për procesin e integrimit të vendit tonë në Bashkimin Europian.

Të rinjtë treguan interes edhe për mënyrën e funksionimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe rolin e përgjegjësinë e KQZ-së në organizimin dhe administrimin e procesit zgjedhor.