Deklarata e Zedhënëses së KQZ-së, Drilona Hoxhaj
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ngre shqetësimin në lidhje me ecurinë e shpërndarjes së bazës materiale zgjedhore nga KZAZ nr. 19 për çdo Qendër Votimi, pasi shpërndarja e bazës materiale po ecën me ritme shumë të ngadalta. Deri tani është shpërndarë baza materiale zgjedhore vetëm për 17 Qendra Votimi nga 118 në total. Shkak për të këtë problematikë është bërë mos dërgimi nga partitë politike i komisionerëve të QV-ve pranë KZAZ-së, për të marrë në dorëzim materialet zgjedhore të cilat do të përdoren gjatë ditës së nesërme, që është edhe dita e votimit.
Deri tani asnjë nga Komisionerët KQV-ve të njësive administrative të Maqellarës dhe Peshkopisë nuk është paraqitur për të marrë në dorëzim bazën materiale zgjedhore.
Afati përfundimtar i dorëzimit të bazës matëriale nga KZAZ për çdo QV i përcaktuar në nenin 100 të Kodit Zgjedhor, është jo më vonë se 15 orë para hapjes së votimit, që korespondon me orën 16.00 të ditës së sotme dhe me ritmet e sipër cituara, duke marrë në konsideratë dhe zonat e largëta ky afat kohor nuk arrin të repsektohet dhe për me tepër kjo do të ndikojë në të gjithë procedurat e tjera lidhur me përgatitjen dhe organizimin e Qendrave të Votimit.
Partitë politike po bëhen pengesë për shpërndarjen e bazës materiale zgjedhore duke mos i dërguar komisionerët e propozuar prej tyre, për të marrë në dorëzim matërialet zgjedhore, ndaj Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i bën apel partive politike të repsektojnë Kodin Zgjedhor dhe në mënyrë urgjente të dërgojnë komisionerët e Qendrave të Votimit për të tërhequr bazën materiale pasi në të kundërt, materialet zgjedhore, referuar dhe praktikave të zgjedhjeve të kaluara do t’u shpërndahen komisionerëve të QV-ve, cilët do të jenë prezent pranë KZAZ-së. Nr. 19 Dibër, për respektimin e ketij detyrimi ligjore.