Deklarata e Zëdhënëses së KQZ.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ngre publikisht shqetësimin e neglizhencës së treguar nga disa Kryetarë të Njësisve të Qeverisjes Vendore, për sjelljen pranë KQZ-së, të propozimeve për ambientet ku do të vendosen Zyrat e Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor.

Si pasojë e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në zbatim të nenit 184, pika 3 e Kodit Zgjedhor, të ndryshuar, me vendimin nr. 87 të datës 07.04.2015, ka vendosur që data 14 prill është afati i caktuar për ngritjen dhe konstituimin të KZAZ-ve në të gjithë vendin.

Menjëhrë sapo KQZ ka marrë miratuar vendimin nr. 87, në datën 7 prill, Administrata e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka përdorur të gjitha format e komunikmit (atij shkresor, elektronik, telefonik), më Kryetarët e Njësive të Qeverisjes Vendore duke i vënë në dijeni për përgjegjësitë që ju ngarkon vendimi i KQZ-së, por ende sot në datën 10 prill, janë 20 Bashki që nuk kanë sjellë asnjë propozim për ambientet ku do të vendosen 34 KZAZ.

Në mënyrë që të zhvillohet mbledhja e parë e KZAZ-ve dhe konstituimi i tyre, është i domosdoshëm përcaktimi i selive ku do të vendosen Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor, dhe mos sjellja e propozimeve për ambientet nga ana e Kryetarëve të Njësive të Qeverisjes Vendore pengon punën e Komisionit Qendor të Zgjedhjeve.

Pra, për shkak të neglizhencës së Kryetarëve të Njësive të Qevrisjes Vendore, jemi në kushtet ku KQZ nuk ka ende selitë për 34 Komisione Zonale të Administrimit Zgjedhor, zyra në të cilat do të zhvillohet mbledhja e parë dhe do të bëhet konstituimi i tyre

Deri tani kanë sjellë propozime 41 Bashki për 56 KZAZ.

Duke marrë në konsideratë se afatet kohore për kryerjen e procedurave për ngritjen dhe konstituimin e KZAZ-ve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ben thirrje Kryetarëve të Njësive të Qeverisjes Vendore që të sjellin në mënyrë urgjente propozimet për ambientet ku do të vendosen selitë e KZAZ-ve. Më konkretisht thirrja i drejtohet këtyre Kryetarëve të Njësive të Qeverisjes Vendore që ende nuk kanë sjellë asnjë propozim:

Lista e Njësive të qeverisjes Vendore që ende nuk kanë sjellë asnjë propozim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve si institucioni më i lartë që organizon dhe administron zgjedhjet, është maksimalisht i angazhuar për përgatitjen e procesit zgjedhor dhe do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të mos lejuar askënd që të pengojë punën e KQZ për mirëorganizimin e procesit zgjedhor.

Ndaj ju rikujtojmë Kryetarëve të Njësive të Qeverisjes Vendore që të sjellin menjëherë në KQZ propozimet për ambientet ku do të vendosen zyrat e KZAZ-ve.