Deklaratë e Kryetarit të KQZ-së, z. Klement Zguri.

Tashmë kanë kaluar 8 orë nga nisja e procesit të votimit, jam këtu para jush për t’u bërë thirrje komisionerëve të niveleve të dyta dhe të treta që të kryejnë detyrat e tyre në zbatim të ligjit për administrimin e procesit zgjedhor.
Thirjja është e drejtpërdrejtë për ta dhe u kujtoj që ligji elektoral dhe ndryshimet e fundit në Kodin Penal, parashikojnë sanksione të rënda për çdo person që cënon administrimin normal të procesit zgjedhor.
Ky është momenti i qytetarëve që të shprehin lirisht vullnetin e tyre, në respekt të ligjit, i cili garanton votën e tyre. Jam këtu për tu bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë larg çdo lloj incidenti të mundshëm, që ka lidhje me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.
U bëj thirrje institucioneve ligjzbatuese, të ndjekin hap pas hapi dhe të marrin masa parandaluese për të garantuar një proces zgjedhor të lirë, të ndershëm dhe transparent.
KQZ është e vendosut të zbatojë Kushtetutën, ligjin elektoral dhe i garanton zgjedhësit se procesi po monitorohet hap pas hapi, në të gjithë vendin.
U bëj thirrje po ashtu liderëve politik, të respektojnë ligjin, pikërisht nenin 77 të Kodit Zgjedhor, ku thuhet se heshtja zgjedhorevijon deri në orën e mbylljes së votimit, ekzaktësisht në orën 19:00.