Tiranë më 28.01.2019

 NJOFTIM PËR VEND PUNE

  1. Ngritja në Detyrë.

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Kreu V – “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, nenit 26 “Plotësimi i vendeve të lira në kategorinë e ulët apo të mesme drejtuese” dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.03.2014 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, ndryshuar, Kreu III, “Ngritja në detyrë”, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se;

  • Në Administratën e KQZ-së ka 1(një) vend të lirë pune në pozicionin, Drejtor në Drejtorinë e Teknologjisë së Informacionit. Kategoria e pagës II-b.
  1. Kushtet minimale që duhet të plotësojnë kandidatët për ngritjen në detyrë janë:
  2. Të jetë nëpunës civil i konfirmuar të një kategorie më të ulët, në të njëjtin institucion apo institucione të tjera të shërbimit civil.
  3. Të mos ketë masë disiplinore në fuqi.
  4. Të ketë formularin e vlerësimit në punë, “Mirë” ose “Shumë mirë”, të vitit 2017 dhe 6 mujorit parë e të dytë të vitit 2018.
  5. Të përmbushë kriteret e veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim.
  • Përshkrimi i përgjithshëm i punës (detyrat kryesore) për këtë pozicion janë:
  1. Koordinon dhe menaxhon hartimin e kërkesave logjike e teknike për ndërtimin e programeve kompjuterike në fushën e administrimit zgjedhor.
  2. Siguron operimin e pandërprerë dhe mirëfunksionimin e strukturës së teknologjisë së informacionit në mbështetje të detyrave që ka KQZ.
  3. Të japë mendim dhe të bëjë propozime për aktet nënligjore që miraton KQZ-ja për çështje që kanë të bëjnë me përdorimin e teknologjisë së informacionit në administrim të informacionit zgjedhor.
  4. Të mirëmbajë dhe të tregojë kujdes për ndërtimin, modernizimin dhe mirëmbajtjen periodike të faqes WEB të KQZ-së, si dhe azhornimin e saj të vazhdueshëm.
  5. Përgatit objektivat dhe treguesit e buxhetit për të mundësuar realizimin e funksionimit normal, mirëmbajtjen, përpunimin, ruajtjen dhe mbrojtjen e informacionit zgjedhor.
  6. Siguron koordinimin me njësi të tjera të KQZ-së për të përmbushur detyrat e drejtorisë në funksion të kërkesave të kodit Zgjedhor.
  7. Përgatit materiale dhe zhvillon trajnime për përdorimin e teknologjisë së informacionit nga administrata zgjedhore.
  8. Përgatit raporte dhe informacione të detajuar lidhur me përdorimin e teknologjisë së informacionit duke informuar Titullarin e institucionit dhe sekretarin e përgjithshëm.
  9. Të hartojë dokumenatt e specifikimeve teknike të përshtatjes së disa moduleve të Sistemit për administrimin e integruar të informacionit zgjedhor, për zgjedhjet vendore 2019, konkretisht:
  • Moduli për menaxhimin e procesit për rregjistrimin e subjekteve zgjedhore,kandidatëve për kryetar,listave shumëemërore,përfshi dhe publikim në internet,
  • Moduli për menaxhimin e fletës votimit, zgjedhjet rastësore në renditje, dizajnimi i fletës votimit dhe përgatitja për tu printuar,
  • Moduli për shpërndarjen e mandateve dhe historinë e tyre,
  • Moduli për administrimin e informacionit për raportimet vjetore financiare të partive politike dhe publikimi në internet.
  1. Të ndiqen në vijëmësi modulet e sistemit IEMIS, në veçanti “Konsolidimi i rezultateve”,e “Rezultatet e natës së Zgjedhjeve”,dhe nëse do të ketë ndryshime ligjore të hartohet dokumentacioni i specifikimeve teknike për përshtatje.
  2. Të kryejë dhe të ushtrojë çdo kompetencë tjetër që i jepet nga eprorët, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
  1. b) Kërkesat e veçanta për këtë vend pune janë;

 

  • Të ketë arsim të lartë, master shkencor, në Shkenca kompjuterike një nga degët, informatikë, inxhinieri elektronike, inxhinieri telekomunikacioni, teknologji informacioni.
  • Përvoja: Eksperiencë në  punë jo më pak se 5 vjet në profesion në fushën e teknologjisë së informacionit,në pozicione të nivelit të ulët drejtues në administratën publike.
  • Të ketë njohuri të gjera të politikave të IT-së, procedurave sipas veprimtarisë që mbulon drejtoria, legjislacionit, njohuri shumë të mira të procedurave administrative, profesionale, aftësi për të përcaktuar objektiva dhe vendosur prioritete dhe respektuar afatet, aftësi për të planifikuar, rishikuar dhe koordinuar punën e stafit nën varësi, aftësi shumë të mira komunikimi, prezantimi, aftësi analitike dhe fleksibilitet në pranimin e metodave dhe procedurave të reja. Aftësi për të vlerësuar opsione zgjidhjesh, aftësi komunikimi dhe të punës në grup.
  • Të disponojë dëshmi/certifikatë dhe të flasë e të shkruajë një gjuhë të BE, avantazh anglisht.
  1. c)Kandidati duhet të dërgojë me postë ose dorazi në një zarf të mbyllur, në zyrën e Protokollit të KQZ-së, dokumentet e dosjes së tij personale:
  • Letër motivimi për aplikim në vendin vakant.
  • Një kopje të jetëshkrimit.
  • Nje numër kontakti dhe adresën e plotë të vendbanimit.
  • Fotokopje e diplomës, nëse aplikanti disponon një diplomë të një universiteti të huaj duhet ta ketë të njësuar pranë Ministrisë së Arsimit.
  • Fotokopje e diplomës me listën e notave, nëse ka një diplomë dhe listë notash të ndryshme me vlerësimin e njohur në Shtetin Shqiptar, aplikanti duhet ta ketë të konvertuar atë sipas sistemit shqiptar.
  • Fotokopje të formularit të vlerësimi vjetor të vitit 2017, dhe të vitit 2018.
  • Aktin e emërimit ose konfirmimit si nëpunës civil.
  • Vërtetim nga punëdhënësi i fundit, që aplikanti nuk ka masë disiplinore në fuqi.
  • Fotokopje të librezës së punës.
  • Çertifikata ose dëshmi të kualifikimeve, trajnimeve të ndryshme.
  • Vërtetim i gjendjes gjyqësore.
  • Fotokopje të kartës së identitetit.

     ç) Afati i dorëzimit të dokumentave është data 11.02.2019.

  1.    d) Në datën 21.02.2019, do të shpallet lista e vlerësimit paraprak të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin (në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të KQZ- së dhe në stendën e informimit të publikut). Këta do të jenë ata që plotësojnë kushtet minimale të ngritjes në detyrë dhe kushtet e veçanta, të kërkuara më sipër. Kandidatët e skualifikuar do të njoftohen me telefon ose e-mail. Ankesat nga kandidatët paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 5 ditëve kalendarike nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje  nga data e përfundimit të afatit të ankimit. Në datën 01.03.2019 do të shpallet lista përfundimtare e kandidatëve për konkurrim.
  2. dh)Konkurimi-testimi me shkrim dhe intervista e strukturuar me gojë, do të bëhet në datë 07.03.2019, në mjediset e KQZ- së, në orën 10-00.
  3.    f) Kandidatët do të vlerësohen nga Komiteti i Pranimit për Ngritjen në Detyrë, i ngritur pranë institucionit të KQZ-së. Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatit është 100, të cilat ndahen përkatësisht: 20 pikë për dokumentacioin e dorëzuar (ekperience, trajnime, kualifikime të lidhura me fushën përkatëse, si dhe 2 vlerësimet e fundit poztive); 40 pikë për intervistën e strukturuar me gojë dhe 40 pikë për vlerësimin me shkrim.
  1. e) Njësia përgjegjëse në datë 11.03.2019, do të njoftojë individualisht kandidatët që kanë konkuruar për rezultatet e vlerësimit, me telefon ose – email.
  • Ankesat nga kandidatët paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 3 ditëve kalendarikenga dalja e njoftimit dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e përfundimit të afatit të ankimit.
  • Shpallja e fituesit do të bëhet: në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të KQZ-së, në datën 18.03.2019.

Drejtoria e Burimeve Njerëzore

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve